Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë sërish se duhet lëvizur përpara duke iu referuar një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai një gjë të tillë e kishte thënë edhe më parë.
Sipas Mustafës, PDK-ja është balanca më e mirë në koalicion për normalizim të shtetit.
“Mbi bazën e rrënjëve tona të fortë dhe vlerave që na ngritën deri këtu, është koha të shkruajmë kapituj të rinjë suksesesh. PDK është balanca më e mirë përmes koalicionit për përkujdesje dhe normalizim të shtetit. Të mbrojmë shtetin, të luftojmë tjetërsimin e vlerave të tij dhe të ndërtojmë të ardhmen me vepra, përgjegjësi dhe rezultate konkrete! VV - PDK bashkë munden”, ka shkruar në Facebook, deputeti Mustafa.
Thirrjen për një koalicion të tillë Mustafa e kishte bërë edhe para dy javësh. Ai u bëri thirrje drejtpërdrejt kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, që të takohen dhe të diskutojnë për një marrëveshje.
Ndërkohë, PDK-ja është e vendosur të mbetet në opozitë dhe nuk po e konsideron bashkëqeverisjen me LVV-në. Kurti i ka bërë ftesë në vazhdimësi për takim.
-
Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
-
Mustafa propozon “Koalicion për Normalitet” mes VV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë
-
Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në: Domosdoshmëri shtetërore
-
Gruda për takimin e Mustafës me Kurtin: Qëndrim personal i tij, PDK-ja s’ka dialog me LVV-në
-
Zgjedhja e presidentit - Kurti do marrëveshje para konstituimit të Kuvendit, PDK-ja të kundërtën