Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që të ftohet nga Bashkimi Evropian ditët në vijim, pas situatës së shkaktuar në Kosovë nga vendimi i Bankës Qendrore që euroja të jetë e vetmja valutë.
Pas takimit që ka pasur me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Vuçiqi ka thënë se nuk pret që BE-ja të marrë masa “ndaj Prishtinës, që po përpiqet të bëjë spastrim etnik të serbëve të Kosovës”.
Ai ka shtuar se “Borrelli është korrekt dhe e kupton çfarë po ndodh”, por sipas tij, “ka vullnet të dobët”.
Nga shtatori nuk ka pasur takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja në verë të vitit të kaluar i vuri masa të karakterit politik e ekonomik Kosovës, pasi Qeveria refuzoi që t’i heqë menjëherë kryetarët e komunave të veriut nga zyrat dhe policinë nga dhe përreth ndërtesave komunale.
Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së komisioneve të përbashkëta në mes të BE-së dhe Kosovës, të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, mosdërgimi i ftesave zyrtarëve të Kosovës për takime të nivelit të lartë, suspendimi i vizitave bilaterale, me përjashtim të atyre që kanë për qëllim fokusimin në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Pjesë e sanksioneve janë edhe pezullimi i programit të IPA 2024 për Kosovën dhe mosshqyrtimi i projekteve në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
-
Pas 10 muajsh Kurti e Vuçiqi do të takohen të mërkurën në Bruksel
-
Stano: Një rund i ri i dialogut të nivelit të lartë nuk është në horizont