Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stano: Një rund i ri i dialogut të nivelit të lartë nuk është në horizont

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian në këto momente nuk po mendohet të caktohet një rund të radhës të takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund të thërrasim një dialog të mundshëm të nivelit të lartë”, ka thënë Stano për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Ai iu referua deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që i dha të dielën, e që tha se pret një ftesë nga Brukseli këto ditë e shpreson të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së dinarit.

Me rregulloren e re të BQK-së, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, valuta e vetme për bërje të transaksioneve është euro.

Stano i pyetur për të shpjeguar si e sheh BE-ja e përfaqësuesi i lartë Josep Borrell situatën në Kosovë, ka thënë se “nuk ka çfarë të komentojë më tepër sesa atë që ka thënë Borrell pas takimit me Kurtin e Vuçiqin në Munchen”.

Borrell të shtunën përmes një mesazhi në platformën “X” tha se “stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Edhe BE-ja e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për zgjidhje Arbëri BE-ja e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për zgjidhje

“Rruga drejt saj çon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Borrell.