Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Donçiq realizon 25 pikë, Sllovenia shënon fitore të thellë ndaj Japonisë

Luka Donçiq ka realizuar 25 pikë, Zoran Dragiq ka ndihmuar 24 sosh, ndërsa Sllovenia ka mposhtur nikoqiren Japoninë me rezultat të thellë 116:81 të enjten në kuadër të turneut olimpik në “Tokio 2020”.

Sllovenia garon në Grupin C, ndërsa për të është fitorja e dytë në po aq ndeshje dhe me këtë ka siguruar kalimin në raund tutje.

Në ndeshjen e parë Sllovenia e mposhti Argjentinën 118:100.

Ndeshjen e tretë e luan më 1 gusht kundër Spanjës.