Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se ka më shumë se një vit që Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për rastin e vrasjes së Sebahate Morinës.
“Mu kujtua raporti të cilin e kishte nxjerrë Avokati i Popullit para dy vitesh, në rastin e vrasjes që meqenëse ende po e kemi shumë problematike çështjen e dhunës në familje dhe vrasjen e grave, në rastin e Sebahate Morinës, ku ne si IKD në bashkëpunim me Rrjetin e Grave veçse patëm publiku një raport me gjetjet tona me të gjitha shkeljet që patën bërë institucionet në atë rast, mosveprimin e tyre dhe pastaj pas një kohe rreth një muaj apo më pak, Avokati i Popullit kishte lëshuar një raport që e kishte vlerësuar gjithë situatën dhe kanë dalë rekomandime konkrete, gjetje konkrete, në të cilat është dëshmuar se ka pasur neglizhencë nga ana e institucioneve, ka pasur moskoordinim të duhur të këtyre institucioneve shtetërore dhe ka pasur mosveprim nga ana e tyre dhe mosvlerësim të duhur të rrezikut siç edhe kërkohet me legjislacionin pozitiv dhe si rrjedhojë e kësaj ka deri te cenimi i jetës për të ndjerën”, tha Rezniqi të martën në “Tempus” të KTV-së.
Sipas saj, në rastin konkret nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjësi si Prokurorisë Themelore në Prishtinë ashtu edhe gjykatës e stacionit policor.
“Nuk ka pas asnjë lloj llogaridhënie e dhënie të përgjegjësisë, por ajo që është më shqetësuese ne dy vjet pas përmes Qendrës për Ndihmë Juridike Falas kemi përfaqësuar familjen e të ndjerës, fëmijët e të ndjerës dhe e kemi dërguar rasatin në Gjykatë Kushtetuese për të kërku që të konstatohet që është shkelë një e drejtë e tillë kushtetuese dhe sot jemi 16-17 muaj që e kemi dërguar në Kushtetuese dhe kjo gjykatë ende nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me këtë rast”, tha Rezniqi, duke theksuar se Gjykata ka thënë se është në proces.
-
IKD: Kushtetuesja joefikase në trajtimin e të drejtave të viktimave të dhunës në familje
-
Rezniqi: Përmes QNJ-IKD, kemi pasur ndikim të drejtpërdrejtë për vërtetimin e rastit të shkeljes së të drejtës për jetë
-
Kryetarja e Kushtetueses për rastin e Sebahate Morinës: Autoritetet dështuan në përmbushjen e detyrimeve
-
Haxhiu pyetet përse s’reagoi për aktgjykimin për Sebahate Morinën
-
Për rastin e Sebahate Morinës kërkohet shkarkimi i Munishit