Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Halilaj për menaxhimin e parasë publike: Problemet më të mëdha te ndërmarrjet publike

Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka deklaruar se këtë vit në bazë të analizave që kanë bërë, rezulton që problemet më të mëdha janë te ndërmarrjet publike.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në emisionin “Tempus”, teksa ka folur për institucionet më problematike për sa i përket mënyrës se si e menaxhojnë paranë publike dhe se si performojnë për sa i përket rregullsisë.

“Prej 12 ndërmarrjeve publike të cilat janë audituar 10 prej tyre e kanë opinionin e kundërt, që i bie opinionin ma jo të mirë themi apo i cili prezanton pamje jo të drejtë dhe jo të saktë pasqyra financiare. Ndërkaq, vetëm dy kanë opinion të kualifikuar që i bie te 12 ndërmarrjet publike, asnjë prej tyre nuk kanë opinion të pamodifikuar apo të themi të pastër apo të drejt”, ka thënë Halilaj.