Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Halilaj: Posta dhe NPB-ja, ndërmarrjet që dolën më mirë në auditim

Bezad Halilaj, zëvendësauditori i përgjithshëm, tha se në opinionet e auditimit, më mirë kanë dalë Posta e Kosovës dhe Ndërmarrja Publike Banesore (NPB).

Sipas tij, ndërmarrjet tjera të cilat kanë qenë në fushëveprim, të gjitha kanë pasur opinion të kundërt në auditim.

“Gjithmonë një prej treguesve apo matësve është opinioni, po i përmendi dy që kanë dalë pak më mirë në opinion, është Posta e Kosovës me opinion të kualifikuar dhe Ndërmarrja Publike Banesore. Ndërkaq 10 të tjerat, duke filluar nga Telekomi, pastaj ndërmarrjet siç është KRU “Prishtina” apo ndërmarrje tjera të cilat kanë qenë në fushëveprim, të gjitha kanë pasur opinionin e kundërt”, tha Halilaj në “Tempus” të KTV-së.