Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, në emisionin “Tempus” ka përmendur një sërë mangësish që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar, ndër të tjera ai tha se ka edhe nënshkrime të kontratave pa buxhet.
“Nëse flasim për parregullsi të cilat janë identifikuar edhe për vitin 2021 tani, sepse ne e mbulojmë vitin paraprak, unë do t’i theksoja në rend të parë fushat te të cilat janë gjetur parregullsi duke filluar nga fusha e prokurimit publik, e cila është një fushë mjaft e ndjeshme, pastaj fusha e shpenzimeve në tërësi, menaxhimi i të hyrave, menaxhimi i pasurive apo aseteve, pastaj menaxhimi i subvencioneve është gjithashtu një kategori tjetër ekonomike, tek e cila ZKA-ja edhe këtë vit, por edhe në vitet paraprake ka gjetur parregullsi, menaxhimi i burimeve njerëzore gjithashtu është një tjetër fushë”, ka thënë Halilaj.
Ai përmendi gjetjet kryesore të ZKA-së te prokurimi publik, ku tha se ndër to janë zgjedhja e operatorit ekonomik të papërgjegjshëm, mangësitë në procesin e vlerësimit të ofertave dhe mangësitë në procesin e menaxhimit të kontratave.
“Pastaj nënshkrimi i kontratave pa buxhet apo thjeshtë hyrja në detyrime pa planifikim, pa e ndarë buxhetin paraprak, përdorim i procedurës të negociuar pa kritere sepse edhe te kjo procedurë, ekzistojnë disa kritere mbi bazën e të cilës duhet të përdoret kjo procedurë. Pastaj mungesa e projekteve ekzekutuese për të zhvilluar apo përmbushur një projekt kapital, për shembull, një ndërtim çkado qoftë, duhet të ekzistojë paraprakisht një projekt, duhet të dihet se çka do të ndërtosh apo si do ta ndërtosh, cilat janë kapacitetet buxhetore dhe elementet tjera të rëndësishme”, ka thënë ai.
Halilaj përmendi edhe ndryshimin në sasi të paramasës pa aprovime paraprake.
“Pastaj ndryshimi në sasi të paramasës pa aprovime paraprake, shpeshherë në procesin e menaxhimit të kontratave fillon apo iniciohet një projekt, nënshkruhet një kontratë me një paramasë, me një vlerë të caktuar, me pozicione të caktuara ndërkohë që gjatë rrugës ndryshohen pozicionet, ndryshohen paramasat, gjë që shkakton më pas edhe buxhet shtesë, pastaj shkaktojnë shpenzime të cilat nuk janë planifikuar dhe këto mund të rezultojnë edhe me detyrime në organizatë”, ka thënë ai.
-
Auditori çon 69 raste në Prokurori, identifikon mangësi serioze në menaxhimin e fondeve publike
-
Eksperti i prokurimit: Komuna e Prishtinës e la veten të cenueshme ndaj padive me kontratat pa mbulesë
-
Shumica e Komunave hynë në obligime kontraktuale pa pasur buxhet
-
Auditori i pasigurt nëse do të auditohet Fondi për trajtimin e pacientëve jashtë vendit
-
Halilaj për menaxhimin e parasë publike: Problemet më të mëdha te ndërmarrjet publike