Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Halilaj: Pjesa më e madhe e institucioneve s’i zbatojnë rekomandimet e auditorit

Zëvendësauditori i përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se pjesa më e madhe e institucioneve s’i zbatojnë rekomandimet e auditorit.

“Pjesa më e madhe e institucioneve në njëfarë mënyre nuk i kanë adresuar rekomandimet në nivelin e kënaqshëm”, tha Halilaj të martën në Tempus të KTV-së.

Ai gjithashtu theksoi se ZKA-ja është model që nuk rekomandon masa ndaj individëve, mirëpo vetëm përcjellin zbatimin e rekomandimeve dhe adresojnë çështjet në Kuvend.

“Ajo që është e rëndësishme që dua të theksoj, çështja e implementimit të rekomandimeve, do të ndërlidhesha edhe me vetë formatin se si është e ndërtuar apo e krijuar Zyra Kombëtare e Auditimit, zyra ka modelin anglo-sakson, është model me avancim, që nënkupton se kjo zyrë nuk rekomandon masa ndaj individëve apo ndaj njerëzve, ne krejt çka bëjmë është që i përcjellim zbatimin e rekomandimeve, i adresojmë çështjen në Kuvend, është komisioni për mbikëqyrjen e financave publike i trajton këto çështje dhe merret me këto çështje” tha Halilaj.