Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën e rrjetit social, Instagram, ka njoftuar Autoriteti turk për Teknologji dhe Komunikim të premten, por nuk ka dhënë arsye për ndalimin.
Veprimi vjen pas komenteve nga zyrtari turk për komunikim, Fahrettin Altun, i cili kritikoi platformën për shkak se tha që Instagrami kishte bllokuar postimet ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyehut, lideri politik i Hamasit.
“Kjo është censurë, e qartë dhe e thjeshtë”, ka thënë Altun, drejtor i komunikimit në presidencën turke.
Autoriteti rregullator nuk ka dhënë informacion edhe se sa do të zgjasë ky ndalim që e bënë komplet të paqasshëm futjen në aplikacionin e Instagramit, raportoi Reuters.
LEXO EDHE:
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve