Autoritetet zvicerane kanë propozuar që i tërë softueri qeveritar të jetë në formë të hapur (open source). Nëpërmjet Ligjit për Përdorimin e Mjeteve Elektronike, Zvicra ka thënë se ky ligj novator do të bënte që të gjitha uebfaqet dhe adresat e shtetit të kenë burim të hapur, duke ua mundësuar të interesuarve të kenë qasje në kodet programuese.
Nëpërmjet kësaj synohet transparenca, siguria dhe efikasiteti, ka raportuar ZDNET, derisa ky veprim u përshëndet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës.
Kjo u quajt mundësi e madhe për qeverinë, industrinë e teknologjisë dhe shoqërinë.
Profesori Matthias Sturmer ka thënë se nga kjo do të përfitojnë të gjithë, pasi ua mundëson kompanive teknologjike t'i zgjerojnë shtrirjen e biznesit digjital dhe potencialisht ulë koston.
-
Zvicra planifikon kufizimin e blerjeve të pasurive të paluajtshme nga të huajt
-
Zvicra s’mund të mbrohet nga një sulm në shkallë të plotë, thotë kreu i saj ushtarak
-
Qyteti zviceran ku pothuajse gjithçka po paguhet me bitcoin
-
Zvicra voton për herë të dytë për kartat elektronike të identitetit
-
Përdoruesit e internetit t’i ndryshojnë fjalëkalimet – 16 miliardë të dhëna të ekspozuara