Platformat sociale Facebook dhe Instagram janë duke u përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë shumë përdorues pa qasje në llogaritë e tyre.
Versioni për kompjuter i rrjetit social në pronësi të Metas rezulton i padisponueshëm për një numër përdoruesish, të cilëve u shfaqet mesazhi:
“Llogaria përkohësisht e padisponueshme. Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi në sistem. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”
Ndërkohë, platforma DownDetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve dhe kërkimeve për “Facebook down” pak para orës 09:00.
Deri më tani, kompania Meta nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

Rikthehet Facebooku
Të gjitha shërbimet e platformës Facebook janë rikthyer në funksion të plotë pas një problemi të teknik që kufizoi qasjen e përdoruesve gjatë paradites.
Ndërprerja preku si versionin për kompjuter, ashtu edhe në disa raste aplikacionet mobile, duke bërë që disa përdorues të mos mund të hynin në llogaritë e tyre.
Sipas njoftimeve të fundit, sistemet e Facebook tashmë janë stabilizuar dhe po funksionojnë në nivelet normale të performancës.
Probleme raportohet të ketë pasur edhe rrjeti social Instagram.
Kompania nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkakun e saktë të ndërprerjes teknike.
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Rikthehet Facebooku
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
Bie Canva, përdoruesit raportojnë probleme me editimin e fotove dhe videove
-
Sërish probleme teknike në Cloudflare, bien disa uebfaqe