Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bllokohet nisma e Macronit që nën 15-vjeçarëve t’u ndalohen rrjetet sociale

rrjetet sociale

Gjykata më e lartë në Francë ka bllokuar ligjin që ndalonte qasjen në rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç, duke vlerësuar se dispozitat cenojnë në mënyrë disproporcionale lirinë e shprehjes dhe të drejtën për privatësi.

Vendimi i Kushtetueses përbën goditje për nismën e presidentit Emmanuel Macron për forcimin e kufizimeve ndaj përdorimit të mediave sociale nga fëmijët.

Ligji, i miratuar nga parlamenti francez në korrik, parashikonte që personat nën 15 vjeç të mos mund të hapnin llogari në platformat e mediave sociale duke nisur nga shtatori. Platformat do të detyroheshin gjithashtu të mbyllnin llogaritë ekzistuese të të miturve dhe të zbatonin mekanizma për verifikimin e moshës.

Këshilli Kushtetues francez arriti në përfundimin se ligji nuk përcaktonte qartë kushtet dhe kufizimet për mënyrën se si do të verifikohej mosha e përdoruesve.

Sipas gjykatës, këto dispozita nuk ofronin garanci të mjaftueshme për mbrojtjen e jetës private dhe ndërhynin në mënyrë të tepruar në lirinë e shprehjes dhe komunikimit.

Pas vendimit, presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit Sébastien Lecornu që të rishikojë legjislacionin për të adresuar shqetësimet e ngritura nga Këshilli Kushtetues.

Edhe Ndihma e papritur për Ukrainën shokon Putinin dhe BE-në Botë Ndihma e papritur për Ukrainën shokon Putinin dhe BE-në

Pallati Élysée ka bërë të ditur se Macroni mbetet i vendosur që një reformë e re të hyjë në fuqi përpara pranverës së vitit 2027.

Debati për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit është intensifikuar në shumë vende, veçanërisht pas vendimit të Australisë për të ndaluar aksesin në platformat kryesore për personat nën 16 vjeç.