Bashkimi Evropian ka prezantuar planet për të kufizuar qasjen në rrjetet sociale për personat nën moshën 16 vjeç në të gjitha shtetet anëtare, në një përpjekje për të përmirësuar mirëqenien dhe për të adresuar çështjet e sigurisë në internet.
Sipas këtyre planeve, do të ndiqej një qasje graduale për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, e cila do të përfshinte ndalimin e qasjes në platforma për ata nën moshën 13 vjeç.
Ata të moshës 13 deri në 15 vjeç do të mund t'i përdornin platformat vetëm për një orë në ditë, përmes “mini-llogariv” të krijuara nëpërmjet llogarisë së prindit ose kujdestarit të tyre në rrjetet sociale.
Komisioni Evropian ka deklaruar se kompanitë e rrjeteve sociale do të duhet të vërtetonin se platformat e tyre ishin të sigurta që në fazën e projektimit, ndërsa shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, ka thënë se ky veprim do t'u kthente prindërve kontrollin kryesor.
Ajo ka shtuar se legjislacioni i quajtur “Akti i BE-së për Fëmijët” do t'u jepte prindërve “mjetet për t'i ndihmuar fëmijët e tyre të lundrojnë në një botë më të sigurt”.
Sipas këtij akti, vetëm fëmijët e moshës 15 vjeç e lart do të mund të krijonin llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale.
Edhe
BE-ja drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Kjo politikë, e prezantuar zyrtarisht të enjten, është përmendur gjithashtu në fjalimin vjetor të shefes së BE-së para Parlamentit Evropian të mërkurën.
Ky hap vjen pas iniciativave të ngjashme në Australi, Britani, Kinë, Indi, Turqi dhe disa vende të BE-së, të cilat theksojnë shqetësimet në rritje lidhur me ndikimin që platformat si Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe ChatGPT kanë te shëndeti mendor dhe siguria e fëmijëve.
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç