Platforma e videove me metrazh të shkurtër TikTok nisi testimin e disa funksionaliteteve të reja të aplikuara tashmë në Snapchat, Facebook dhe Instagram.
TikTok Stories, një format i popullarizuar nga Snapchat që u adoptua nga Instagram, do t’u japë përdoruesve mundësinë për të postuar fotot dhe video të cilat fshihen pas 24 orësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFunksionalitetet e reja vinë ndërsa WhatsApp lansoi mesazhet me foto dhe video që fshihen automatikisht pasi të jenë parë njëherë, dhe Twitter mbylli Fleets.
TikTok bëhet platforma e radhës që eksperimenton me historitë. Kompania e përshkruan si një mënyrë e re për të ndërvepruar me ndjekësit.
Përdoruesit mund të krijojnë një histori duke klikuar butonin “create” që është shtuar në panelin anësor.