Instagrami po përpiqet të përfitojë nga problemet e TikTokut, thonë ekspertët.
Ndryshimet në sistemin e tij për sugjerimin e përmbajtjes, veçanërisht në “Reels” - shërbimi i tij i videos me formë të shkurtër - do t'i japin përparësi përmbajtjes origjinale.
Ekspertët thonë se platforma në pronësi të Metas po përpiqet të kopjojë atë që ka nxitur suksesin e TikTokut - ndërsa ndalimi i tij i mundshëm në SHBA po afrohet.
Por disa në komunitetin e krijuesve thonë se ndryshimet mund të vijnë shumë vonë për përdoruesit që kanë humbur durimin me qasjen e Instagramit ndaj veçorisë “Reels”.
Në një postim, Instagrami tha se do të "korrigjonte" qasjen e tij të mëparshme për të rekomanduar përmbajtje, e cila favorizonte llogaritë me ndjekës më të mëdhenj dhe "grumbullues" të cilët ripostojnë shumë përmbajtje të krijuesve të tjerë.
Ndryshimet do të bëhen gjatë muajve të ardhshëm.
Edhe
TikToku njofton për aplikacionin e ri, synon ta konkurrojë Instagramin
Algoritmi i TikTokut dhe përmbajtja që rekomandohet e ka bërë këtë platformë një mundësi të mirë për krijuesit e vegjël që të “shpërthejnë” me përmbajtjet e tyre, raportoi BBC.
Promovimi i videove, pavarësisht se kush i bën ato, është gjëja që e ka ndihmuar TikTokun të bëhet shumë i famshëm – dhe këtë po kërkon ta kopjojë Meta.