Instagram po përgatit funksion të ri për përdoruesit, që është mundësia e lënies së komenteve në “Story”.
Deri më tani, përdoruesit mund të reagonin në “Story” vetëm përmes mesazheve direkte, por ka ardhur koha për ndryshime. Funksioni i ri ofron mënyrë më “të dukshme” për përdoruesit që të ndërveprojnë me postimet e miqve të tyre.
Komentet për “Story” mund të aktivizohen dhe çaktivizohen për çdo postim. Kur janë të aktivizuara, komentet mund të shihen vetëm nga njerëzit që ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Ashtu si me fotot në “Story”, komentet do të zhduken pas 24 orësh. Fotot e vogla të atyre që komentojnë do të shfaqen në fund të ikonës së “Story”.
Mundësia për mesazhe direkte do të vazhdojë të jetë funksionale.
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve