Tech

Gjashtë veçori të reja tek Instagrami

“Meta”, kompania amë e rrjeteve më të mëdha sociale, ka prezantuar gjashtë veçori të reja te funksioni i mesazheve në Instagram.

Këto gjashtë veçori janë mundësia për t’i edituar mesazhet, vendosja e bisedave të preferuara në krye të sektorit të mesazheve, fikja e simboleve të pranimit të mesazheve, ruajtja e stikerëve, përgjigja ndaj mesazheve me foto, video, audio, GIF-a e stikerë dhe dizajnë të reja në prapavijë.

Sipas “Metas”, përdoruesit mund t’i editojnë mesazhet në Instagram deri në 15 minuta pas dërgimit. Për këtë thjesht duhet mbajtur shtypur mesazhin që dëshironi ta editoni.

Përdoruesit mund t’i “fiksojnë” bisedat e caktuara, duke e lënë në krye të listës ndonjë bisedë të preferuar. Për ta bërë këtë, në listën e bisedave duhet mbajtur shtypur bisedën dhe të zgjidhet opsioni ‘Pin’.

Image

Kur i dërgohet mesazh dikujt në Instagram dhe ata e lexojnë, aplikacioni jep sinjal nën mesazh që tregon se personi e ka lexuar mesazhin. Disa njerëz megjithatë nuk duan që të tjerët ta dinë se i kanë lexuar mesazhet. Për ta ndalur këtë opsion, duhet të klikohet në “Settings-Mesazhet-Story replies-dhe të fiket ‘show read receipts’”.

Image

Stikerët janë opsion i mirë për të shprehur ndjenjat e emocionet. Gjithsesi, disa është shumë vështirë të gjenden. Për ta adresuar këtë, “Meta” ka vendosur që disa stikerë të mund t’i ruani si të preferuar.

Image

Një nga veçoritë e reja në Instagram është përgjigja direkte për një mesazh të caktuar, edhe me foto, video, audio a GIF-a.

Rrjeti i madh social mundëson që tash të ndryshojë edhe prapavija e një bisede të caktuar, duke përfshirë disa opsione.

Image

Për t’i marrë ndryshimet duhet të përditësohet aplikacionin në versionin e fundit në Android dhe iOS.