Rrjeti social Instagram po teston një shërbim të ri me abonim, i cili do t’u mundësojë përdoruesve me pagesë disa veçori të reja, përfshirë mundësinë për të parë ‘Story-n’ e përdoruesve të tjerë në mënyrë anonime.
Ndër përfitimet e tjera që po testohen janë krijimi i një liste të re audience, përveç listës “Close Friends”, si dhe zgjatja e kohëzgjatjes së ‘Story-ve’ edhe për 24 orë shtesë. Aktualisht, ‘Story-t’ në Instagram janë foto dhe video që zhduken pas 24 orësh dhe krijuesi mund të shohë se kush i ka parë ato.
“Shpresa jonë është që nga këto testime të kuptojmë se cilat veçori njerëzit i vlerësojnë më së shumti në paketën premium”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë për Bloomberg.
Sipas TechCrunch, testimi i abonimeve po bëhet në disa shtete si Meksika, Japonia dhe Filipinet, me një çmim rreth 1 deri në 2 dollarë në muaj.
Gjatë viteve të fundit, kompania Meta ka eksperimentuar me produkte të ndryshme me pagesë për të gjeneruar të ardhura përveç reklamave, që janë burimi kryesor i fitimeve të saj.
Edhe
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
Në vitin 2023 u lansua edhe shërbimi Meta Verified, një abonim për krijues dhe biznese që ndihmon në mbrojtjen e markave nga keqpërdorimi dhe rrit besueshmërinë online. Ky shërbim ka katër nivele, ndërsa paketa më e shtrenjtë kushton deri në 500 dollarë në muaj.
Produkte të tjera me abonim përfshijnë një version pa reklama për përdoruesit në Bashkimin Evropian dhe abonime mujore që u mundësojnë fansave të marrin përmbajtje ekskluzive nga krijuesit e tyre të preferuar.
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve