Gjigandi i teknologjisë Meta do t’i testojë abonimet premium për përdoruesit e Instagramit, Facebookut dhe WhatsAppit në muajt e ardhshëm, në eksperimentin e tij të fundit sa u përket shërbimeve me pagesë.
Ofertat e reja do të jepnin qasje në veçori, si aftësitë e zgjeruara të inteligjencës artificiale, raportoi BBC-ja.
Sipas planit, qasja në shërbimet kryesore të platformave do të mbetet falas.
Vitin e kaluar, Facebooku testoi vendosjen e një limiti për numrin e linqeve që disa përdorues mund të ndajnë kur postojnë në këtë platformë.
Njoftimet e para nga disa përdorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA thanë se ata mund të ndajnë vetëm një numër të caktuar linqesh në postimet në Facebook pa abonim.
Në vitin 2023, Meta filloi të lansonte një shërbim verifikimi me pagesë që u jep përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit një shenjë blu kundrejt një tarife mujore.
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
-
Gjykata gjermane e shpall Metan përgjegjëse për reklamat e rreme në Instagram e Facebook
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi