Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Beteja” e rrjeteve sociale, TikToku me një ndryshim interesant

Aplikacioni i transmetimit të videove, TikTok, ka nisur të ofrojë postime vetëm me tekst ndërsa konkurrenca midis gjigantëve të rrjeteve sociale sa vjen e bëhet më e ashpër, shkruan BBC.

Platforma thotë se funksioni i ri u jep përdoruesve “një mënyrë tjetër për të shprehur veten”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të këtij muaji, TikTok lansoi një shërbim të ri me këngë duke rivalizuar platformat si Spotify dhe Apple Music.

Dhe të hënën, Twitteri i Elon Muskut hoqi logon e famshme blu dhe kaloi në një X bardh e zi.

Përdoruesve të TikTokut tani do t'u ofrohen tre opsione në aplikacion - nëse do të postojnë foto, video ose tekst.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të personalizojnë postimet duke shtuar zë, vendndodhjen, të cilat janë reagime video ndaj postimeve të përdoruesve të tjerë të TikTokut.

“Këto veçori e bëjnë atë që postimet tuaja me tekst të jenë po aq dinamike dhe interaktive sa çdo postim me video ose foto”, ka njoftuar TikToku.

TikToku, në pronësi kineze, në vitin 2021 u bë platforma më popullore në botë.