Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Threads, a po ka sukses aplikacioni i ri i Metas?

Duket se përpjekjet e Metas për të promovuar Threadsin më në fund po shpërblehen pasi shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, konfirmoi se aplikacioni tani ka afrp 100 milionë përdorues aktivë mujorë.

Zuckerberg ka thënë se në vitet e ardhshme, Threads parashikohet të arrijë 1 miliard përdorues aktivë.

“Kam menduar për një kohë të gjatë që duhet të ketë një aplikacion chat që përdoret nga një miliard njerëz që është pak më pozitiv, dhe mendoj se nëse vazhdojmë kështu edhe për disa vite të tjera, kemi shans të mirë ta realizojmë vizionin tonë”, ka thënë Zuckerberg.

Rritja e Threads është vëzhguar nga afër që kur u lansua në korrik. Aplikacioni pati 100 milionë përdorues të regjistruar në javën e parë, por rënia e shpejtë pasoi me ankesat e përdoruesve për funksionalitet të kufizuar.

Por Meta ka shtuar gradualisht veçori të reja dhe angazhimi duket se është rritur javët e fundit pasi Elon Musk bën ndryshime jopopullore në rrjetin e tij social, X, ish-Twitter. Wall Street Journal raportoi këtë javë se Threads së fundmi ka arritur të tërheqë “përdorues të fuqishëm” nga X.

Rritja e Threadsit nuk është pika e vetme e ndritshme për Metan, e cila raportoi mbi 34 milionë dollarë të ardhura për tremujorin e fundit, 23 për qind më shumë se vitin e kaluar. 3.9 miliardë njerëz përdorin çdo muaj një nga aplikacionet e Metës.

Artikuj të ngjashëm