Kompania teknologjike Meta Platforms, planifikon të lansojë një version në internet të aplikacionit të saj Threads në fillim të kësaj jave.
Kështu ka raportuar të hënën “Wall Street Journal”, duke cituar njerëz që e njohin këtë çështje, raportoi Reuters.
Më 5 korrik të këtij viti, Meta ka lansuar Threadsin, platformë kjo që është parë si kërcënimi i parë real për Twitterin, i cili ka larguar shumë përdorues dhe reklamues që kur miliarderi Elon Musk e bleu atë vitin e kaluar.
Threads ka disa ngjashmëri me Twitterin, ashtu si edhe faqet e tjera të shumta të rrjeteve sociale që janë shfaqur në muajt e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Threadsi e tejkalon X-in për herë të parë në përdoruesit ditorë me telefon
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
Meta do t’i përdorë bisedat tuaja me inteligjencën artificiale për t’ju shitur gjëra