Një nga veçoritë e shumëkërkuara të Twitterit, ka ardhur befasisht tek aplikacioni më i ri i kompanisë Meta, Threads. Rrjeti i ri social tashmë e ka hapësirën “Following”, që ua mundëson përdoruesve t’i shohin postimet vetëm të atyre që i ndjekin – dhe atë në formë kronologjike - që mungon te rivali direkt, Twitter.
Për ta marrë këtë ndryshim, përdoruesit duhet ta përditësojnë aplikacionin dhe ta marrin versionin e fundit.
Për të kaluar në këtë hapësirë, duhet vetëm të klikohet në logon e Threadsit dhe ajo kalon nga hapësira “Për ty” në atë të “Atyre që ndjek”.
Po ashtu është bërë e ditur se Threadsi do ta ketë edhe përkthimin, sikur në Facebook.
Shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar se veçori të tjera do të vijnë në Threadsin e sapolansuar.
-
Threadsi e tejkalon X-in për herë të parë në përdoruesit ditorë me telefon
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së