Rrjeti më i ri social, Threads, po punon që ta lansojë edhe versionin e uebfaqes, ka bërë të ditur drejtori i Instagramit, Adam Mosseri.
Aktualisht Threadsi operon vetëm si aplikacion i shkarkueshëm, por mundësia që të shndërrohet edhe si ueb është e mundur. Dikush pyeti Mosserin nëse mund ta bëjë këtë të mundur pasi “ndihet i kufizuar”.
“Jemi duke punuar për të”, i ka replikuar ai.
Për Threadsin ka pasur fjalë të mira kur ishte publikuar pasi shihej si rivali kryesor i Twitterit (tash i shndërruar në X), por dikur u tha se i kanë rënë përdoruesit aktivë.
Artikuj të ngjashëm
-
Threadsi e tejkalon X-in për herë të parë në përdoruesit ditorë me telefon
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
-
Instagrami njofton prindërit kur fëmijët kërkojnë përmbajtje mbi vetëvrasjen
-
Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës