Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bie përgjysmë numri i përdoruesve të Threadsit

Kreu i Metas, Mark Zuckerberg, ka thënë se platforma e tij e re, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.

Rivali i Twitterit pati mbi 100 milionë përdorues brenda pesë ditëve të para.

Por, Zuckerberg ka pohuar se numrat janë tkurrur tani.

“Nëse ke mbi 100 milionë njerëz që regjistrohen, do të ishte e mahnitshme nëse të gjithë ata ose gjysma e tyre qëndrojnë aty. Nuk jemi ende aty”.

Ai e ka përshkruar situatën si “normale” dhe ka shtuar se pret që gjendja të përmirësohet kur veçoritë e tjera t’i shtohen aplikacionit, raportoi Reuters.