Linja Gigabyte Aorus është zgjeruar shumë gjatë disa viteve të fundit. Gjatë vitit 2019 do t’i shohim dy SSD të reja Aorus PCIe, të cilat do ta ofrojnë një azhurnim të konsiderueshëm në shpejtësi dhe elemente të tjera në krahasim me disqet tradicionale SATA, raporton KitGuru.
Modelet Aorus RGB AIC NVMe 512GB dhe 1TB e përdorin interfejsin PCIe 3.0 x4 NVMe. Në versionin prej 512GB mund të priten shpejtësitë sekuencionale të leximit të të dhënave prej deri në 3480MB/s dhe të shkrimit prej deri në 2100MB/s. Versioni prej 1TB është pak më i shpejtë dhe i ofron deri në 3480MB/s shpejtësi të leximit dhe deri në 3080MB/s shpejtësi të shkrimit.
Të dy versionet e SSD-ve e përmbajnë një mbulesë argjendi Aorus dhe ndriçim RGB. Përveç kësaj, ofrohen teknologjitë TRIM dhe S.M.A.R.T të cilat ndihmojnë në ruajtjen e SSD-ve në afat më të gjatë. Gjithashtu, SSD-të kanë garanci pesëvjeçare, shkruan KOHA Ditore.
Për ata që janë të shqetësuar rreth sigurisë, SSD-të e mbështesin enkriptimin 256-bitësh AES. Çmimi dhe data e disponueshmërisë së disqeve në treg nuk janë të njohura.
-
SSD-ja Gigabyte Aorus Gen4 AIC ofron shpejtësi deri në 15 GB/s
-
Gigabyte Aorus PCIe 4.0 SSD me 1 TB do të kushtojë 260 dollarë
-
SSD-ja e gjeneratës së ardhshme nga Gigabyte premton potencial të madh për PCIe 4.0
-
SSD-ja ADATA XPG Sage PCIe 4.0 SSD arrin shpejtësi të leximit prej 7 GB/s
-
SSD 980 Pro PCIe Gen4 e Samsungut ofron shpejtësi leximi prej 6500 MB/s