Gigabyte Aorus e ka publikuar zyrtarisht SSD-në Gen4 PCIe AIC, e cila e paraqet një zgjidhje për hapësirë për ruajtje PCIe që i përmban deri në katër SSD 2TB M.2 dhe i shfrytëzon përparësitë e bandwidthit shtesë që i ofron PCIe 4.0, raporton KitGuru.
Vetë kartela është dizajnuar ashtu që të mund t’i pranojë deri në katër SSD NVMe, dhe funksionon si një adapter multi-way M.2 PCIe, i cili mundëson që të katër SSD-të të funksionojnë me shpejtësi maksimale PCIe 4.0. Si pjesë e pajisjes së vet, Gigabyte i ka implementuar katër SSD 2TB M.2 2280 NVMe, të cilat e përdorin Toshiba BiCS4 3D TLC NAND dhe kontrollorin Phison PS5016-E16.
Gigabyte pohon se SSD-ja Aorus AIC ofron performanca ekstreme, me shpejtësi deri në tri herë më shumë sesa që ofrojnë SSD-të standarde Gen4 në konfigurimin RAID, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, dizajni i avancuar termik mundëson që pajisja të mos tejnxehet ashtu që të mos rrezikohen performancat. Specifikimet e plota sugjerojnë shpejtësi sekuencionale të leximit dhe regjistrimit deri në 15.000 MB/s në RAID 0 mode, ose 430k/440k për IOPS.
SSD-ja Aorus AIC GEN4 kërkon sllot PCIe Gen4 x16 për të funksionuar, dhe aktualisht vetëm platforma AMD x570 dhe CPU AMD Ryzen 3000 e mbështesin këtë teknologji.