Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SSD-ja e gjeneratës së ardhshme nga Gigabyte premton potencial të madh për PCIe 4.0

Kur AMD-ja publikoi procesorët e vet Ryzen të bazuar në Zen 2 kjo kompani po ashtu kishte prezantuar edhe gjeneratën e ardhshme të kontrolluesve PCIe 4.0. Tani Gigabyte ka sjell një prej NVMe SSD-ve të para PCIe 4.0, që premton potenciale të mëdha të teknologjisë së re sa i përket shpejtësisë, përcjell Engadget.

AORUS NVMe Gen 4 SSD mund të arrijë shpejtësi prej 5000 MB/s për lexim dhe 4400 MB/s për shkrim të të dhënave. Kjo është për rreth 56 për qind më shpejt për lexim dhe më shumë se dyfish më mirë për shkrim sesa çfarë arrin Samsung 970 EVO, që është një prej NVMe SSD-ve më të shpejta tani për tani në treg.

Gigabyte nuk është e vetmja kompani që sjell SSD PCI 4.0. Edhe Corsair sjell performanca të ngjashme me MP600 të vetin. Të dy produktet shfrytëzojnë kontrollorin Phisonb PS5016-E16 dhe 3D TLC (trip-level cell) NAND Flash çipat memorikë.

AORUS NVMe Gen4 SSD ka përçuesin e nxehtësisë nga bakri në tërë sipërfaqen, që tregon që ky SSD mund të nxehet goxha kur punon me shpejtësi maksimale. Gigabyte pohoi që heatsink e zvogëlon nxehjen për rreth 14 për qind, shkruan KOHA Ditore.

SSD-ja vjen me madhësi prej 1TB dhe 2TB, ndërsa do të jetë në dispozicion prej korrikut, bashkë me pllakat amë Gigabyte X570 dhe procesorët e rinj Ryzen. Nuk ka informata për çmimin, por pritet që AORUS NVMe Gen4 SSD do të jetë më shtrenjt se SSD-të aktuale NVMe.