Ngadalë po krijohet ideja se çfarë çmimesh do të kenë SSD-të e reja 1TB dhe 2TB PCIe 4.0. Kohë më parë Corsair ka bërë të ditur që në treg do të plasojë modelin e vet 1 TB me çmim prej 250 dollarësh, ndërsa tani merret vesh që SSD-ja Gigabyte Aorus PCIe 4.0 do të vijë me çmim diç më të lartë prej 260 dollarësh, përcjell KitGuru.
Gigabyte Aorus PCIe 4.0 SSD është vërejtur më herët gjatë Computexit, kur u paraqit me shpejtësi transferi të të dhënëve prej 5000 MB/s për shpejtësitë sekuencionale të leximit dhe 4400 MB/s për shkrim.
Aorus PCIe 4.0 SSD me kapacitet prej 2TB do të kushtojë 480 dollarë. Pritet që modelet Gigabyte PCIe 4.0 të SSD-ve janë në treg pak përpara varianteve të Corsair, prej 8 korrikut, kundrejt 13 korrikut të Corsair, shkruan KOHA Ditore.
SSD-të PCIe 4.0 vijnë mu në kohë të duhur për azhurnimin e procesorëve të ardhshëm Ryzen të gjeneratës së tretë dhe pllakave amë X570.
-
SSD-ja Gigabyte Aorus Gen4 AIC ofron shpejtësi deri në 15 GB/s
-
Corsair fillon me shitjen paraprake të SSD-ve PCIe 4.0 NVMe MP600
-
SSD-të e para M.2 PCIe gen 4.0 NVMe do të kenë çmim premium
-
SSD-ja e gjeneratës së ardhshme nga Gigabyte premton potencial të madh për PCIe 4.0
-
SSD-të e reja Aorus të Gigabyte janë të shpejta dhe me ndriçim RGB