Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Corsair fillon me shitjen paraprake të SSD-ve PCIe 4.0 NVMe MP600

Modeli i ardhshëm i SSD-së nga Corsair PCIe 4.0 NVMe Force MP600 series është vënë në dispozicion në parashitje (tani për tani në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni), ku është listuar me çmimet prej 250 dhe 450 dollarë për modelet me nga 1TB dhe 2TB, raporton Overclock3D.

Kompania deri më tani nuk e ka bërë të ditur çmimin zyrtar të shitjes me pakicë të këtyre SSD-ve ultra-të shpejta, por meqë e implementojnë PCIe 4.0 dhe kontrollorin e ri Phison PS5016-E16, pritet që SSD-të ta kenë një çmim që është më i lartë se modelet e tanishme të shpejta PCIe 3.0 M.2, shkruan KOHA Ditore.

Image

SSD-të Corsair MP600 series PCIe 4.0 janë dizajnuar për të ofruar shpejtësi sekuencionale leximi dhe shkrimi të të dhënave prej 4950 MB/s dhe 4250 MB/s.