Kompania ADATA gjatë panairit CES 2020 e prezantoi SSD-në XPG Sage PCIe 4.0, e cila e përdor kontrollorin Innogrit Rainier (IG5236). Kontrollori i lartpërmendur mund t’i mbështesë deri në 16TB ruajtje dhe të përdor interfejs tetëkanalësh.
Edhe pse Innogrit është një emër i panjohur (në raport me kontrollorët e përdorur më shpesh nga Phison), performanca që e ofron është në një nivel të lartë. Benchmarku ADATA CrystalDisk tregon performanca sekuencionale të leximit dhe shkrimit prej 7.2 GB/sek dhe afër 5.4 GB/sec për XPS Sage.

Sipas sajtit Tom's Hardware, i cili e pati mundësinë ta provonte XPG Sage, ADATA thekson edhe random shpejtësi IOPS prej 1.000.000 dhe 800.000 për leximin dhe regjistrimin e të dhënave, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, sugjerohet që shpejtësitë sekuenciale prej 6 GB/sec mund të arrihen lehtësisht me disa ndryshime në firmware, përpara se SSD-të të shkojnë në prodhim masiv.
Karakteristikat e tjera të SSD-së ADATA XPG Sage PCIe 4.0 i përfshijnë 4 GB DRAM cache, përçues të integruar të nxehtësisë, si dhe disponueshmëri të SSD-ve në kapacitete deri në 4TB. Pritet që XPG Sage nuk do të dalë para qershorit.
-
Lexar paralajmëron SSD PCIe 4.0 me shpejtësi leximi prej 7 GB/s
-
ADATA lanson SSD-në SX8100 PCIe Gen3x4 M.2 2280
-
ADATA sjell SSD-në XPG GAMMIX S50 PCIe 4.0
-
SSD 980 Pro PCIe Gen4 e Samsungut ofron shpejtësi leximi prej 6500 MB/s
-
SSD-të Patriot Viper VPR100 NVMe premtojnë shpejtësi të leximit të të dhënave prej 3300MB/s