Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SSD-të Patriot Viper VPR100 NVMe premtojnë shpejtësi të leximit të të dhënave prej 3300MB/s

 

Kompania “Patriot” e ka shtuar në linjën e vet të SSD-ve, VPR100 M.2, e cila në seri e shton ndriçimin RGB. Bëhet fjalë për SSD-në PCIe Gen 3, e cila vjen në kapacitetet deri në 2TB, raporton KitGuru.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SSD-ja mundësohet nga kontrolluesi i serisë Phison E12, ndërsa SSD-ja VPR100 M.2 NVMe ofron shpejtësi sekuencionale të leximit të të dhënave prej 3300MB/s dhe shpejtësi sekuencionale të regjistrimit prej 2900MB/s. Në shtëpizën e SSD-së ndodhen dritat RGB LED, të cilat janë plotësisht kompatibile me ASUS Aura Sync, MSI Mystic Light, ASRock Polychrome dhe Gigabyte RGB Fusion për sinkronizim me pjesën tjetër të sistemit.

Pajisja ofron 4K random IOPs deri në 700k për lexim dhe random IOPs deri në 650k për shkrimin e të dhënave në modelet 1TB/2TB, shkruan KOHA Ditore. Performancat janë përmirësuar falë strukturës Intelligent SLC (Single Level Cell) të algoritmit për caching, me çfarë sigurohet që të dhënat të menaxhohen shpejt dhe me efikasitet.

SSD-të Viper VPR100 NVMe gjithashtu kanë PCB 10 shtresor për stabilitet dhe integrim më të mirë të sinjalit. Është përfshirë edhe sensori ekstern termik, i cili i përcjell më mirë temperaturat dhe e zvogëlon rrezikun e mbinxehjes së SSD-së ose zvogëlimit të performancës.

SSD-të Patriot Viper VPR100 NVMe ofrohen me çmime prej 95 dollarësh për modelin 256 GB, 135 dollarësh për atë 512 GB, 230 dollarë për versionin 1TB dhe 400 dollarë për versionin 2TB.