ADATA e ka prezantuar SSD-në XPG SX8100 PCIe Gen3x4 M.2 2280. SSD-ja e përdor PCIe Gen3x4, 3D NAND Flash ndërsa karakterizohet nga shpejtësitë e leximit dhe shkrimit të të dhënave prej 3500/3000 MB/s. Përveç kësaj, SSD-ja e ka një shpejtësi random të leximit dhe regjistrimit të të dhënave prej 300K/240K IOPS, raporton Guru3D.
Përveç mbështetjes 3D NAND Flash, ofrohet edhe kapaciteti, efikasiteti dhe qëndrueshmëria e lartë, ndërsa formati M.2 2280 i mbështet platformat më të reja Intel dhe AMD, shkruan KOHA Ditore. Me cache SLC dhe DRAM cache buffer, SX8100 i përmirëson performancat e PC për qasje të shpejtë në fajla dhe lexim të lojërave.
ADATA SX8100 e mbështet teknologjinë e kodit të korrigjimit të gabimeve LDPC (Low-Density Parity-Check), ndërsa E2E (End-to-End) Data Protection dhe RAID Engine e sigurojnë sigurinë, integritetin dhe qëndrueshmërinë e diskut. SSD liferohet me garanci pesëvjeçare ndërsa se kur do të jetë saktësisht në dispozicion, kjo varet nga rajoni.
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Zbuloni zgjidhjen ideale Samsung Bespoke AI Laundry në Aztech
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë