Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Seriali Baldur’s Gate paralajmërohet për PS4, Xbox One dhe Nintendo Switch

Baldur’s Gate është një prej lojërave që janë krijuar bazuar në konceptin Dungeons & Dragons, ndërsa kjo seri ka vend të posaçëm mes popullatës së gamerëve. Lajm i mirë është që Baldur’s Gate sikurse edhe titujt e tjerë D&D do të vijë për konzolat moderne, përcjell Ubergizmo.

Skybound Games dhe Beamdog kanë bërë të ditur që Baldur’s Gate, the Baldur’s Gate: Siege of Dragonspear expansion, Baldur’s Gate II, Planescape: Torment, Icewind Dale dhe Neverwinter Night arrijnë për PlayStation 4, Xbox One dhe Nintendo Switch.

Paraprakisht, disa prej këtyre titujve janë remasterizuar për PC dhe pajisje mobile, por konzolat ishin goxha të lëna pas dore, shkruan KOHA Ditore.

Këto lojëra tani për tani janë planifikuar për publikim në konzola gjatë vjeshtës së këtij viti, ndërsa do të jenë në dispozicion edhe në kopje fizike dhe digjitale. Po ashtu, janë paraqitur edhe thashethemet që Larian ndoshta po përgatit edhe Baldur’s Gate 3.