Tech

Baldur’s Gate 3 paralajmërohet për PC dhe Google Stadia

Larain Studios, developeri i lojës Divinity: Original Sin 2, njoftoi se është duke punuar në lojën Baldur’s Gate 3 - aventurën e ardhshme zyrtare në serinë Baldur’s Gate, raporton Overclock3D.

Baldur's Gate 3 do të publikohet në platformat PC dhe Google Stadia ndërsa Larain Studios theksoi se loja do të publikohet kur të jetë e gatshme për të dy platformat. Ende nuk është caktuar data konkrete zyrtare e publikimit të lojës.

Tani për tani, dihet pak për lojën, përveç asaj që dihet në kuadër të serisë. Baldur’s Gate 3 do të luhet në kuadër të Forgotten Realms, i njëjti univers të cilin e përdor edhe Dungeons and Dragons. Në teaser triler mund të shihet se si bota infektohet, shkruan KOHA Ditore.

Në kompjuterë, Baldur's Gate 3 do të shfaqet në platformat Steam dhe GOG, ndërsa Larian Studios nuk e përjashton edhe mundësinë që Epic Games Store ta lansojë lojën. Tani për tani nuk ka njoftime lidhur me lojën për konzola. Duke pasur parasysh natyrën PC të lojës, për developerët do të jetë e lehtë që ta sjellin Baldur’s Gate 3 në platformën Stadia.