Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Janë duke u përgatitur shtatë ose tetë video-lojëra Dungeons & Dragons

Zhanri Dungeons & Dragons aktualisht po e përjeton një ringjallje kulturore dhe popullaritet që ndoshta nuk është parë që nga vitet '80. Edhe pse edicioni i pestë i zhanrit po lulëzon, ai nuk është përfaqësuar më së miri në video lojëra, raporton PCGamer.

Neverwinter MMO vazhdon të marrë azhurnime, ndërsa në vitin 2017 e patëm lojën "e klikueshme" Idle Champions of the Forgotten Realms, si dhe adaptimet e board lojërave Tales from Candlekeep: Tomb of Annihilation dhe Lords of Waterdeep.

Paralajmërimi i lojërave të reja Baldur's Gate dhe Dark Alliance flet për një ndryshim në këtë segment, ndërsa këtë e sugjeron edhe Wizards of the Coast, shkruan KOHA Ditore. Presidenti i studios, Chris Cocks, thekson se ky është vetëm fillimi dhe se shtatë ose tetë tituj të bazuar D & D priten në pesë vitet e ardhshme.

"Ne duam që secila lojë ta ketë këndvështrimin e vet në zhanër, të përqendrohet në disa gjëra, por ta bëjë këtë në një mënyrë shumë të mirë. Ajo që nuk e dëshironi është që çdo lojë në franshizë t’i bëjë të njëjtat gjëra dhe t’i ofrojë të njëjtat elemente njëkohësisht", thekson Cocks.