Seria e AMD-së e kartelave grafike Radeon RX 5600 do të garojë me modelet më të forta të Nvidia GeForce 16-series në treg, siç janë GTX 1660 Super dhe GTX 1660 Ti. Një raport më herët sugjeronte për lansimin e muajit dhjetor të GPU-ve të serisë RX 5600, si dhe disponueshmërinë e tyre në treg disa javë më vonë, raporton TechPowerUp.
Listingjet rregullatore të partnerëve AIB (add-in board) të AMD tani japin më shumë informacion mbi dallimet në kuadër të produkteve të serisë RX 5600. Listingu i zbulon produktet referente të Asusit nga linjat e kartelave grafike ROG Strix, TUF Gaming dhe Dual.
Informacionet e mëparshme sugjerojnë që seria RX 5600 do ta përdorë arkitekturën Navi 10, por do ta ketë të pamundësuar numrin më të madh të njësive compute RDNA sesa seria RX 5700, ndërsa magjistralja e memories GDDR6 do të zvogëlohet në 192-bit për variantet 6 GB, shkruan KOHA Ditore.