Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Radeon RX 5500 është mbreti i ri i gamingut 1080p?

Sipas informacioneve të publikuara së fundmi në materialin promovues të kartelave grafike Radeon RX 5500, ndër të tjera është edhe informacioni që ky derivat më i lirë i teknologjisë AMD Navi është 49% më i shpejtë sesa modeli GeForce GTX1650 në lojërat AAA, pra e lë pas vetes GeForce GTX 1650 me 37% në titujt më të njohur të eSports.

AMD Radeon RX 5500 sipas disa pohimeve për sa i përket performancës do të duhej të jetë i ngjashëm me modelin më të ri GeForce GTX 1650 Super me 384 procesorë CUDA dhe version më të shpejtë të video memories GDDR6.

Ju kujtojmë se kohët e fundit AMD e prezantoi kartelën grafike Radeon RX 5500 si model të ri në klasën e modeleve "mainstream" për gaming, i cili do t’i trashëgojë kartelat Radeon RX 580/RX 590, por njëkohësisht nuk e ka deklaruar ende datën e saktë se kur do të dalë në shitje, shkruan KOHA Ditore. Përparësi u jepet integruesve të mëdhenj të sistemit OEM, dhe vetëm më pas blerësve individualë fundorë. Nvidia do ta lansojë modelin e saj të ri për këtë pjesë të tregut gaming - GeForce GTX 1650, më 22 nëntor, kështu që ka shumë të ngjarë që e njëjta periudhë të pritet për daljen e AMD Radeon RX 5500.

Artikuj të ngjashëm