Nvidia e ka lansuar zyrtarisht kartelën grafike GeForce GTX 1650 Super, e cila është parashikuar të jetë një superstar i klasës së mesme të fortë të akceleratorëve për gaming.
Rezultatet e para sugjerojnë që GTX 1650 Super është 50% më e shpejtë se modeli i ngjashëm GTX 1650 dhe dy herë më e shpejtë se GTX 1050 i pozicionuar më herët në të njëjtën klasë.
GeForce GTX 1650 Super e përdor procesorin grafik të klasit Turing me 1280 bërthama të ekzekutueshme CUDA dhe frekuencë bazë prej 1530 MHz, ndërsa në modalitetin turbo deri në 1725 MHz. Ajo është e pajisur me 4 GB të video memories së shpejtë GDDR6, ndërsa shpenzimi është vendosur në limitin prej 100W, shkruan KOHA Ditore