Thashethemet e reja sugjerojnë që Nvidia po e planifikon një shtojcë të re në kuadër të linjës së saj të kartelave grafike Turing, ndërsa këtë herë risia do të jetë në modelin e nivelit më të ulët të kompanisë GTX, raporton Overclock3D.
GPU-ja e ardhshme e Nvidias do të duhej të jetë GTX 1650 Ti, ndërsa kartela grafike do të vendoset midis modelit GTX 1650 dhe GTX 1660. Çipi do t’i ketë ndërmjet 896 dhe 1408 bërthama CUDA, duke ofruar performancë në nivel ose më lart se ajo që e ofron modeli GTX 1060 nga gjenerata e mëparshme.
Nëse vendoset midis modeleve GTX 1650 dhe GTX 1660, GTX 1650 Ti do të duhej t’i ketë ndërmjet 1024 dhe 1280 bërthama CUDA, shkruan KOHA Ditore. Kartelat grafike të Nvidia gravitojnë drejt ofrimit të bërthamave CUDA në koleksionet prej 128, duke i bërë opsionet e bërthamave 1024, 1152 dhe 1280 CUDA opsione të mundshme.
Tani për tani, thashethemet sugjerojnë që kartela grafike GTX 1650 Ti do të prezantohet në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA