Prodhuesit e kartelave grafike janë duke u përgatitur për edhe një lansim tjetër në kuadër të linjës GTX Turing. Lajmet rreth modelit GTX 1650 ka kohë që janë duke u shfaqur, ndërsa si duket kartela grafike më në fund do të arrijë (ndoshta do ta kemi mundësinë ta shohim edhe një seri të tërë të këtyre GPU-ve), raporton Videocardz.
Modeli i parë, GTX 1650, aktualisht pritet rreth datës 22 prill. Kjo ka shumë të ngjarë të jetë data kur videokartela pritet në shitje, ndërsa prezantimi dhe testet e modelit mund të mbërrijnë edhe pak më herët.
Kartela grafike GeForce GTX 1650 do të duhej të bazohej në GPU-në Turing TU117. Numri i bërthamave tani për tani nuk dihet, por pritet një rritje krahasuar me serinë GTX 1050. Memoria gjithashtu do të azhurnohet për variantin e GPU-së pa "Ti" në emërtim. GTX 1050 i ka 2GB video memorie GDDR5, ndërsa GTX 1650 pritet të ketë 4 GB memorie GDDR5, shkruan KOHA Ditore.
Modelet GTX 1650 dhe GTX 1650 Ti me siguri do të jenë të fundit në seri, ndërkohë që nuk priten më kartela grafike nga seria GTX 16.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë