Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nvidia më 22 tetor mund ta lansojë GTX 1650 Ti

Sipas thashethemeve më të reja, më 22 tetor Nvidia do të mund ta zgjerojë ofertën e saj për kartela më të lira grafike, kur kompania pritet ta prezantojë GeForce GTX 1650 Ti GPU, raporton TechPowerUp.

Pritet që kartela grafike GeForce GTX 1650 Ti të jetë e vendosur në mes të modeleve GTX 1650 dhe GTX 1660, dhe ajo do të duhej të jetë përgjigja e Nvidias ndaj GPU NAVI të segmentit të ulët të AMD - RX 5600, e cila ende nuk është publikuar.

GTX 1650 Ti do të duhej ta ketë një çmim prej rreth 155 dollarëve (të konvertuar nga yuani kinez), shkruan KOHA Ditore. Përmenden karakteristikat si 4 GB VRAM dhe ndërmjet 1024 dhe 1280 bërthama CUDA.