Tech

AMD-ja paralajmëron kartelën grafike Radeon RX 5600 XT

Gjatë panairit CES 2020, AMD e ka paralajmëroi zyrtarisht kartelën grafike Radeon RX 5600 XT, duke i konfirmuar specifikimet e saj dhe datën e lansimit.

GPU do të jetë në dispozicion nga 21 janari në të gjithë botën, me një çmim prej 279 dollarësh. Kartela grafike vjen nga kompanitë ASRock, MSI, Gigabyte, ASUS, PowerColor, Sapphire dhe XFX, raporton TechPowerUp.

AMD premton që Radeon RX 5600 XT do ta mposhtë modelin Nvidia GTX 1660 Ti në shumicën e lojërave moderne, ndërkohë që janë treguar përparësitë e konsiderueshme në lojërat si Call of Duty: Modern Warfare, The Division 2 dhe Gears 5.

Në pjesën më të madhe, Radeon RX 5600 XT praktikisht e përfaqëson Radeon RX 5700 me takt më të ulët, duke u ofruar gamerëve me trafik më të ulët të memories dhe takte më të ulëta në krahasim me modelin e lartpërmendur, shkruan KOHA Ditore.

Kur bëhet fjalë për specifikime konkrete, Radeon RX 5600 XT ka takt gamingu prej 1375MHz, takt boost prej 1560MHz, video memorie prej 6 GB GDDR6, trafik të memorjes prej 288 GB/s. Gjithashtu ofrohet procesori stream 2304, dhe GPU-ja e krijuar në arkitekturën 7nm Navi.