Gjatë ngjarjes së vetë E3 2019 Next Horizon Gaming, AMD e paralajmëroi kartelën e limituar grafike të emërtuar Radeon 5700 XT 50th Anniversary Edition. Bëhet fjalë për një seri të limituar, e cila e paraqet versionin e AMD-së të asaj që Nvidia e ofroi kohët e fundit si Founders Edition.
Në thelb, bëhet fjalë për kartelën grafike RX 5700 XT me dizajn më të bukur të coolerit dhe karakteristika të moderuara të overclockingut. GPU-ja do t'u mundësojnë gamerëve performanca të përmirësuara në lojëra, me prestigj të ofrimit të komponenteve të limituara të edicionit Radeon, shkruan KOHA Ditore.

Kartela grafike RX 5700 XT 50th Anniversary Edition do të kushtojë 499 dollarë dhe do të shitet ekskluzivisht nëpërmjet sajtit të AMD-së.