MSI-ja është duke e përgatitur kartelën grafike EVOKE RX 5700 (XT), e cila do të duhej të prezantohet më 15 gusht. Tani janë shfaqur disa teasere të kartelës grafike në uebfaqet e ndryshme, raporton Videocardz.
Kartela grafike e ka një dizajn me dy ventilatorë prej 9 cm, gjë që si duket po bëhet një gjë e zakonshme për modelet e modifikuara të bazuara në arkitekturën Navi 10, shkruan KOHA Ditore. Sugjerohet që dizajni i ftohësit është Twin Frozr VII dhe do ta ketë teknologjinë 0db (ventilatorët nuk do të rrotullohen kur kartela grafike nuk është në përdorim).

Kartela grafike është e pajisur me katër konektorë të ekranit: 3x DisplayPort dhe 1x HDMI. GPU ka konektorë standardë 6+8-pin për furnizim, ndërsa pritet të arrijë e overclockuar fabrikisht.