Në livestreamin e kohëve të fundit të MSI Insider, kompania e publikoi një foto të kartelës grafike Radeon RX 5700, të quajtur RX 5700 MECH. Bëhet fjalë për një nga shtatë video kartelat e planifikuara MSI/Radeon Navi, të cilat do të lansohen në muajt e ardhshëm, raporton Overclock3D.
MSI më parë e publikoi sllajduin me detaje për RC 5700/XT MECH OC, por ai përmbante një foto e cila nuk ishte model konkret i kartelës grafike, por një imitim. Tani e kemi një pasqyrë të pamjes së prototipit aktual RX 5700/XT MECH, dhe ajo na paraqet një dizajn me dy ventilatorë, ngjashëm me modelet MSI RTX 2060/70 VENTUS.
Përveç modelit MECH, MSI planifikon t’i lansojë edhe seritë Gaming X dhe Evoke OC të kartelave grafike Radeon RX Navi, si dhe kartelat grafike referente RX 5700 AIR Boost, shkruan KOHA Ditore.
MSI gjithashtu theksoi se shumica e GPU-ve të përshtatura të kompanisë RX 5700 do të lansohen në fund të gushtit, ndërsa Gaming seria RX 5700/XT do të mbërrijë më vonë në shtator.