Kompania jugkoreane, Samsung, të mërkurën vonë ka zbuluar serinë më të fundit të telefonave Galaxy S25.
Siç pritej, u prezantuan tri modele: Galaxy S25, Galaxy S25+ dhe Galaxy S25 Ultra.
Ajo që është karakteristike për serinë e këtij viti është prezantimi i inteligjencës artificiale Galaxy AI, e cila tani sjell akoma më shumë elementë, integrim më të mirë me pajisjet dhe komunikim pa pengesa.
Karakteristika kryesore e harduerit të të gjithë telefonave të serisë Galaxy S25 të këtij viti është se vijnë me çipin Snapdragon 8 Elite.
Në Evropë, Galaxy S25 pritet të nisë nga 900 euro, Galaxy S25+ nga 1.170 euro dhe Galaxy S25 Ultra nga 1.470 euro.
Prezantimin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme.
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme
-
Seria Samsung Galaxy S25 mbërriti në Aztech
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Samsungu me tre ekrane vjen në fund të vitit, çmimi astronomik
-
Bli Samsung Galaxy S25 dhe përfito një tablet falas në Aztech!