Jeta moderne kërkon shumë nga telefoni ynë. Ne duam foto që duken si kujtime të përkryera, ekran që lexohet kudo, bateri që zgjat gjatë dhe siguri që punon pa u ndier. Pikërisht këtu hyn seria e Samsung Galaxy S25 me tre modele: S25, S25+ dhe S25 Ultra dhe një eksperiencë e vetme e mençur, e fuqishme dhe e qetë.
Kur momenti kërkon të “fiksohet” në një fotografi. Nga një dritë mbrëmjeje në qytet te një ditëlindje në ambient të mbyllur, kamera e serisë S25 shfrytëzon inteligjencën e re të Galaxy AI për ekspozim të qëndrueshëm, ngjyra të pasura dhe video me stabilitet mbresëlënës. S25 Ultra ngjitet në majë me sensorin 200 MP për detaje të imta; S25+ sjell të njëjtin stil të gjallë të imazhit në një paketë më të lehtë për dorën; ndërsa S25 ruan balancën e përditshme për foto të sigurta, pa lodhje. Rezultati është i njëjtë: foto që mund t’i postosh pa i edituar, video që duken të pastra edhe në lëvizje.

Kur sytë kërkojnë ekran që të “mos të lërë në baltë”. Lexon email në diell? Shikon serialin në avion? Ekranet dinamike të S25 ofrojnë shkëlqim të lartë dhe rifreskim të shpejtë, në mënyrë që teksti të jetë i mprehtë dhe lëvizjet të duken më të buta. S25 Ultra e përforcon këtë veçori me një panel “premium” për pamje të pastër në çdo kënd; S25+ të jep hapësirë më shumë për multi-tasking dhe video; S25 të jep kompaktësinë që rri natyrshëm në xhep, pa hequr dorë nga cilësia.
Kur dita nuk ndalet dhe as ti. Mëngjes herët, mesditë me rrjet, mbrëmje me video, serinë S25 e mban në lëvizje një procesor i fuqishëm Snapdragon 8 Elite, që është i pandalshëm në “multitasking” dhe bën të mundur që AI t’ju mbështesë në çdo hap. Bateria menaxhon pa problem një ditë të plotë, ndërsa karikimi i shpejtë të heq stresin e prizës. S25 Ultra rri i ftohtë edhe kur e ngarkoni procesorin me foto, video dhe lojëra; S25+ është “kalë pune” që nuk dorëzohet në orët e vona; S25 i bën të gjitha detyrat bazike, pa u sforcuar.

Kur koha është flori, AI kursen hapa. Një qarkim i thjeshtë në ekran me Circle to Search with Google dhe gjen përgjigjen pa lënë aplikacionin. Një videoklip i shpejtë, dhe AI Select të ndihmon të nxjerrësh një GIF aty për aty. Now Bar sjell në një vend gjërat e rëndësishme ritmin e stërvitjes, lajmet, takimet pa e hapur menunë kryesore.
Kur privatësia është themeli, siguria që punon pa zhurmë bën diferencën. Knox Vault funksionon si një kasafortë fizike brenda telefonit: aty ruhen të dhënat biometrike, PIN-et dhe çelësat e enkriptimit, të izoluar nga pjesa tjetër e sistemit. Mbi të, një shtresë e përparuar enkriptimi në formën e “dhomave private” që i mban veçoritë personale të AI të përpunojnë informacionet personale në pajisje dhe personalizimi të ndihet, por të mos ekspozohet. Ti përdor telefonin; Knox ju mbron në prapaskenë.
Me 7 gjenerata përditësimesh të Android/One UI dhe 7 vite përditësime sigurie, S25 është menduar të zgjasë në performancë, në funksione dhe në besim. Kjo do të thotë që telefoni rritet me ty: sot për fotot dhe punën, nesër për veçoritë e reja që AI sjell në jetë.
Dëshiron ta provosh si ndihet? Zbuloje nga telefoni që ke sot me Try Galaxy dhe shiko nga afër se si tre modele kthehen në një eksperiencë të mençur, të bukur dhe të mbrojtur.

*Artikull i sponsorizuar