Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prezantohet ekspansioni World of Warcraft: Shadowlands

Edhe pse World of Warcraft Classic e ka tërhequr një numër të madh lojtarësh, versioni modern i lojës së popullarizuar MMO është ende i popullarizuar.

Gjatë ngjarjes Blizzcon 2019, Blizzard e prezantoi ekspansionin e vet të tetë për lojën, e titulluar Shadowlands, e cila e mbulon periudhën pas Battle for Azeroth, raporton Engadget.

Kur është fjala për gameplayin, lojtarët do t’i kenë në dispozicion pesë zona të reja, ndërsa loja do të ketë përvojë të re të avancimit nëpër nivele. Avancimi nga niveli i parë në nivelin e dhjetë është ripunuar plotësisht, shkruan KOHA Ditore. Hyrja në Shadowlands është e mundur pas nivelit të 50, ku potencialisht mund të arrihet në nivelin e 60 (ky sistem e ndryshon sistemin e vjetër, ku lojtarët mund të avanconin deri në nivelin 130).

Për veteranët që e kanë kaluar tashmë procesin e avancimit nëpër nivele, Blizzard paralajmëron më pak “grindim” dhe më shumë opsione për të luajtur. Në nivelin e 60, lojtarët mund t’i bashkohen Covenantit, ku ata të fitojnë fuqi të reja nga grupi të cilit i bashkohen.

Është modifikuar edhe opsioni i përshtatjes së personazheve. Do të ekzistojnë edhe tetë dungeonë të rinj ndërsa raidi i parë është konfiguruar për deri në 10 lojtarë. Ofrohet edhe Tower of the Damned e re - një përvojë rastësore e gameplayit për dungeonë.